Ish-studenti i UBT-së, Lum Sadiku pranohet në universitetin Northern Illinois University të SHBA-ve

09/09/2020

Ish-studenti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT, Lum Sadiku, është pranuar në universitetin Northern Illinois University – MBA, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u pranua menjëherë pas përfundimit të nivelit bachelor në UBT, dhe do të vazhdojë studimet akademike në nivelin master në këtë universitet.

 

Ai madje, gjatë këtij viti ishte bashkautor në një rast studimi, në Technical University of Berlin, me temën “Construction and Demolition Waste in Kosovo”, bashkë me 28 studentët më të mirë të këtij universiteti, studim ky që ishte në bashkëpunim me GiZ’in dhe ambasadën gjermane. Ky studim është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe do të përdoret si bazë për studimet dhe kalkulimet e radhës, nga personat e tjerë që dëshirojnë të studiojnë rreth temës: “Waste Management”, në Kosovë dhe më gjerë.

 

Lumi ka falënderuar të gjithë stafin profesional të UBT-së, për përkrahjen dhe korrektësinë që ata kishin në rrugëtimin e tij profesional e akademik. Ai është i lumtur që do të vazhdojë studimet në një prej universiteteve më të njohura në botë.

 

“I jam falënderues gjithë stafit të UBT-së, pasi që kanë qenë 3 vite studimi shumë të mira dhe efektive, marrë parasysh korrektësinë dhe profesionalizmin që profesorët dhe stafi akademik kanë treguar. Falë UBT-së dhe shtrirjes ndërkombëtare të saj, unë nuk kam hasur në ndonjë problem me njohjen e diplomës.”, ka thënë Lum Sadiku.

 

UBT, edhe njëherë dëshmon se diploma e saj është e njohur ndërkombëtarisht, falë partneriteteve që ajo ka me universitetet më prestigjioze në botë.