Ish-studenti i UBT-së, Lindon Bytyqi, është duke vazhduar studimet në Liechtenstein University, në Lihtenshtajn

10/05/2022

Lindon Bytyqi, dikur student i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, rrugëtimin e tij akademik tashmë është duke e vazhduar në Liechtenstein University, në Lihtenshtajn.

 

Suksesi i tij në nivelet bachelor, angazhimi dhe profesionalizmi i treguar si nga ai ashtu edhe nga stafi akademik i UBT-së, kanë bërë që atij t’i kurorëzohen me vazhdim të studimeve në një institucion tjetër të arsimit të lartë, partner me UBT-në.

 

Lindoni ka thënë se UBT e ka ndihmuar shumë që të zhvillohet në aspektin profesional, duke bërë kështu që ai të zhvillohet në një dimension tjetër në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

 

“Studimet në UBT kontribuan direkt në zhvillimin tim profesional, falë edhe stafit të profesorëve që ishin në çdo moment në gatishmëri për të na avancuar më tutje. Metodologjia e punës ishte përafërsisht e njëjtë me universitetet botërore elitare, e cila ndihmoi në përvetësimin dhe arritjen e kualitetit që ne si profesionistë të së ardhmes synojmë”, ka thënë ai.

 

Lindoni ka falënderuar gjithë profesorët dhe stafin e UBT-së për kontributin e tyre në zhvillimin profesional të studentëve, për një karrierë sa më profesionale në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, por edhe në fusha të tjera të jetës në përgjithësi.