Ish-studenti i UBT-së, i punësuar në kompaninë “Bottomline Technologies”

14/11/2019

Ish-studenti i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, në nivelin master, Rexhep Rexhepi është duke punuar si User Interface Developer në kompaninë e njohur, “Bottomline Technologies”.

 

Ai i kishte përfunduar studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Tiranës, por kishte vendosur që studimet e mëtejshme t’i bënte në Kosovë, e për këtë e kishte zgjedhur UBT-në si institucionin më të përshtatshëm ndaj kërkesave të tij.

“Metodologjia e kërkimit ka qenë një nga pikat kryesore që kemi marrë si njohuri. Sa i përket programimit, secili student atë e zhvillon në bazë të përvojës që e bën. Kemi mësuar se si të punojmë në grup, si të bashkëpunojmë dhe se si t’i ndajmë njohuritë tona me anëtaret e grupit”, theksoi ai.

 

Rexhepi tha se për të pasur sukses dhe rezultate të mira në këtë profesion, studentët duhet të kenë interesim dhe dashuri për profesionin që kanë zgjedhur.