Ish-studenti i UBT-së, Blendi Haziri është punësuar në kompaninë “Digitnest LLC”

10/03/2023

Ish-studenti i Fakultetit Sisteme të Informacionit në UBT, Blendi Haziri falë përgatitjes profesionale dhe akademike në UBT është punësuar në kompaninë “Digitnest LLC”, në pozitën e kontabilistit.

“UBT ka ofruar kushte bashkëkohore të studimit, trajtim dinjitoz kolegial, qasje në informacionet më të reja të shkencës përmes një infrastrukture moderne dhe zhvillim të mëtutjeshëm përmes mbështetjes së stafit akademik dhe administrativ”, ka thënë ish-studenti Haziri.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se mënyra e ligjërimit të profesorëve ekspertë të fushës, si dhe lidhja e teorisë me praktikën kanë bërë që të përgatitet profesionalisht dhe të jetë i gatshëm për tregun e punës.

Shumica e studentëve të UBT-së, përkatësisht studentët e programit Sisteme të Informacionit, janë të punësuar në institucione publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar cilësinë dhe vlerat arsimore dhe edukative të marra përmes UBT-së.