IPKO Fundation mban sesion informues për pjesëmarrje në punëtorinë “PONDER – Wiki Academy”

16/10/2017

Përfaqësuesit e IPKO Fundation, Nita Prekazi dhe Taulant Devolli, mbajtën sesion informues për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, për t’i informuar ata mbi mundësinë e pjesëmarrjes në punëtorinë “PONDER – Wiki Academy”, si një edicion i veçantë i kësaj punëtorie, që do të mbahet më 27-29 tetor.

 

Kjo punëtori ka për synim që t’i përmirësojë aftësitë e mendimit kritik, shkrimit dhe leximit tek pjesëmarrësit, si dhe të informojë mbi të kuptuarin dhe sfidimin e informative subjektive, përmes përfshirjes direkte në procesin e krijimit të artikujve në Wikipedia. Përpos kësaj, pjesëmarrësit e punëtorisë “Ponder – Wiki Academy” do të kenë mundësi eksperimentale të punës praktike në media dhe institucione vendore, për një periudhë kohore deri në tre muaj.


Në këtë aktivitet mund të aplikojnë për pjesëmarrje të gjithë të rinjtë nga mosha 14-21 vjeç dhe që janë të interesuar në shkrim e lexim medial, si dhe në përmirësimin e të menduarit kritik.

 

Aplikimi mund të bëhet individualisht apo si grup i përbërë nga dy apo tre anëtarë, teksa data e fundit për aplikim është më 19 tetor.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë punëtori mund të aplikojnë në linkun:
http://kosovoinnovations.org/sq/ponder/