IPC merr pjesë në vlerësimin e kompetencës për menaxhimin e projekteve në Republikën Gjermanisë

07/05/2014

Prishtinë, 7 maj 2014 –  Organizata Gjermane për Menaxhimin e Projekteve GPM-PMZert, e cila është pjese e Organizatës Botërore për Menaxhimin e Projekteve (IPMA), ka ftuar  presidentin e UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi,  të jetë pjesë e punëtorisë dhe  grupit vlerësues për menaxherët e projekteve për nivelet C dhe B, për kompaninë ZEISS, në Aalen të  Republikës së Gjermanisë. 

 

Republika e Kosovës  përfaqësohet në IPMA nga Kosova Association for Management – International Professional  Evaluation & Certification (KAM- IPC). 

 

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të bashkëpunimit GPM dhe KAM,  dhe ka si qëllim ndarjen e përvojave më të mira në certifikim edhe në arritjen e niveleve më të mëdha të kompetencës edhe në Republikën e Kosovës. Për herë të parë në Kosovë këto certifikime do të mundësohen nga International Professional  Evaluation & Certification (IPC). 

 

Prof. dr. Edmond Hajrizi, është vlerësuesi i parë në Kosovë i  IPMA për menaxhimin e projekteve në Kosovë, dhe në gjithë trevat shqip folëse , dhe njëkohësisht drejtues  i IPC.

 

Pjesë e ekipit ku z. Hajrizi është përfaqësues  janë dhe prof. Roessler, Lead Assesor dhe prof. Seilier,  ky i fundit në cilësinë e vlerësuesit ndërkombëtar të IPMA në Kosovë.

 

IPC falë bashkëpunimit me GPM,  përdorë standardet dhe procesin gjerman në Kosove.  Më konkretisht GPM është njëra prej organizatave më profesionale  për menaxhimin e projekteve më të mëdha dhe të respektuara në botë.