Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë – programi që po sjell inxhinierë të përkushtuar të ndërtimit dhe infrastrukturës

15/11/2021

Inxhinieria është një fushë shumë e rëndësishme e cila ka shtrirje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, me qëllim kryesor plotësimin e nevojave të njerëzve, përmes aplikimit të metodave dhe teknikave të ndryshme.

 

Me profesionistët më të mirë që ka UBT, përmes programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, studentët e UBT-së po përgatiten profesionalisht nga ekspertë të fushës së inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës, për të ideuar dhe konceptuar projekte madhore të këtij dikasteri.

 

Përmes këtij programi, i cili është programi i parë i këtij lloji në Kosovë, me standarde të larta evropiane, UBT ofron edukim cilësor dhe profesional, kushte infrastrukturore moderne, si dhe mundësi të punësimit të menjëhershëm gjatë studimeve.

 

Duke parë cilësinë e këtij programi të studimit, me një normë të lartë të përqindjes së studentëve të punësuar në kompani vendore dhe ndërkombëtare, UBT mbetet zgjidhja e parë e studentëve për të studiuar në Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë, si institucion lider me përvojë shumëvjeçare në ofrimin e arsimit profesional në nivel ndërkombëtar.