Interesim i madh për të transferuar studimet në UBT

23/02/2021

Shumë studentë të rinj janë duke u transferuar në institucionin më të madh akademik në vend, të cilët po bëhen pjesë e një familje të madhe akademike që studentët e saj Kosovën e kanë përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.

 

Këta studentë po iu bashkohen UBT-së, institucionit që përmbush të gjitha kriteret dhe standardet ndërkombëtare, me infrastrukturë moderne e laboratorë dhe salla gjigante për kryerjen e punës praktike.

 

Ata do të kenë fatin dhe mundësinë të punojnë me teknologjinë më të fundit botërore, atë të Realitetit Virtual, platforma e cila e ka bërë UBT-në institucionin e parë në botë që tërë procesin arsimor e ka vendosur në Realitetin Virtual. Kjo platformë nxit krijimin dhe zhvillimin e gjeneratave të ardhshme të shkencëtarëve, zhvilluesve dhe sipërmarrësve, që do të kontribuojnë maksimalisht për vendin në fusha të ndryshme.

 

Studentët e UBT-së kanë mundësi të shumta, pasi që diploma e UBT-së njihet brenda dhe jashtë vendit, me marrëveshje të shumta bashkëpunimi me universitetet më prestigjioze ndërkombëtare, gjë që e bën UBT-në njërin prej institucioneve më të ndërkombëtarizuar në vend.