Interesim i madh për të ndjekur programet përgatitore të maturës 2021

14/05/2021

Mijëra studentë të shkollave të mesme në mbarë vendin, që këtë vit do t’i nënshtrohen testit shtetëror të maturës, i janë bashkuar Programit Përgatitor të Maturës 2021, që UBT po e ofron edhe këtë vit për maturantët kosovarë.

 

Numri i maturantëve që janë duke u bërë pjesë e këtij programi përgatitor është në rritje e sipër, pas lansimit që javë më parë e ka bërë Qendra e Karrierës në UBT. Nga kjo qendër, thonë se qëllimi i këtij programi është mbështetja e të rinjve, në fazën më të rëndësishme të karrierës së tyre.

 

“Qendra e Karrierës në UBT ka dizajnuar këtë program përgatitor me qëllim që maturantëve t’i ofrohet një mbështetje, ku do të informohen dhe orientohen sa më mirë për të ardhmen e tyre. Para vetes ata kanë një testim shumë të rëndësishëm që është matës i njohurive të tyre ndër vite, dhe Programi Përgatitor i Maturës 2021 që ofron UBT është këtu për t’i mbështetur dhe ndihmuar ata në secilën fushë”, ka thënë drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2021 është programi më i madh i këtij lloji në rajon e që organizohet me qëllim që të ndihmojë maturantët për të arritur rezultate sa më të mira në testin shtetëror të maturës.

 

Programi përgatitor është pa pagesë dhe mbahet online nga UBT, teksa si i tillë do të mbahet në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, por edhe në lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Maturantët e interesuar për të vijuar programin përgatitor mund të regjistrohen në këtë link.