Interesim i madh për garën “Data Science Hackathon”- Aplikimi i hapur

19/02/2019

Të rinj të shumtë nga Kosova, të bashkuar në grupe prej 2 deri në 5 studentë, kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e garës “Data Science Hackathon”, e cila po organizohet nga UBT në partneritet me Raiffeisen Bank.

 

Kjo garë teston shkathtësitë e kandidatëve në analizimin e të dhënave dhe punën me big data, ndërsa veglat ose gjuhët programuese që do t’i përdorin për analizimin e të dhënave janë: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder, IBM Watson, etj.

 

Gara “Data Science Hackathon” do të mbahet më 15-17 mars 2019, ku do të shpërblehen tre fitues, ndërkohë kandidatët e suksesshëm mund të fitojnë mundësinë për të vijuar praktikë profesionale me mundësi punësimi në UBT dhe në Bankën Raiffaisen.

 

Të interesuar që ende nuk kanë aplikuar, këtë mund ta bëjnë në linkun: https://www.eventbrite.com/e/data-analytics-hackathon-tickets-54691765543

 

Për informata më të hollësishme në lidhje me garën, na kontaktoni në: E-mail: [email protected]