Interesim i madh i të rinjve të Kosovës për regjistrim në UBT

04/09/2019

Qindra të rinj nga vendi dhe rajoni kanë mësyrë gjitha qendrat e UBT-së nëpër Kosovë, për t’u informuar për programet inovative që i ka të akredituara institucioni dhe për t’u regjistruar në institucionin më cilësor të arsimit të lartë në vend, në UBT.

 

Të rinjtë nga mbarë trojet shqiptare po zgjedhin të bëhen pjesë e UBT-së, si rezultat i nivelit të lartë i mësimdhënies, mundësive të shumta për punësim dhe vazhdim të studimeve jashtë vendit me bursa të plota.

 

Ata po regjistrohen në institucionin me më së shumti programe studimi dhe specializime, teksa aplikimin po e bëjnë kampuset e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, dhe në degët në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj.

 

Studentët e rinj të entuziazmuar do të fillojnë studimet në profesionet e zgjedhura, ndërkaq sipas tyre, ata po bëjnë zgjidhjen e duhur sepse UBT do t’u ndihmojë në zhvillimin e tyre profesional dhe akademik.