Interesim i madh i të rinjve për t’u bërë pjesë e UBT-së në Ferizaj

08/08/2023

Si institucioni më inovativ dhe më i miri në vend dhe rajon, UBT vazhdon të mbetet zgjidhja e parë e të rinjve për studimet akademike, ku si rezultat një numër i madh i maturantëve po regjistrohen në Kampusin e UBT-së, në Ferizaj.

Të rinjtë e këtij rajoni, po njoftohen me shumë programe studimi me mbi 150 fusha të jetës të përfshira në to, mbi 500 marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më prestigjioze të Evropës dhe botës, kushtet infrastrukturore, si dhe detajet e tjera që ofron institucioni numër një në vend për studimet e larta.

Studimet me teknologjinë më të sofistikuar, pajisja me rrjetin 5G, si dhe me platformën e Realitetit Virtual dhe të Shtuar, po mahnit të rinjtë që zhvillimin akademik dhe profesional po ia besojnë UBT-së.

Programet që po ofrohen nga UBT janë të mbështetura në praktikat më të avancuara të studimit, me staf profesional vendor dhe ndërkombëtar, në harmoni me kurrikulat më moderne të universiteteve më me renome nga e gjithë bota.