Interesim i madh i të rinjve për t’iu bashkuar familjes më të madhe akademike në vend – UBT

13/08/2021

Qendrat e UBT-së në të gjithë vendin janë duke mirëpritur shumë të rinj të cilët janë duke u interesuar për t’u bërë pjesë e institucionit më të madh të arsimit të lartë privat në vend – UBT, për të vazhduar rrugëtimin e tyre akademik.

 

Paraprakisht, këta studentë po informohen në qendrat informuese lidhur me praktikat më të njohura ndërkombëtare të mësimit që po ofron UBT, infrastrukturën moderne, si dhe aplikimin e teknologjive më të reja që tashmë ka kohë që janë pjesë e UBT-së.

 

Këta të rinj që po vijnë nga të gjitha trojet shqiptare po synojnë që t’i bashkohen ekipit të studentëve dhe ekspertëve të suksesshëm në UBT, institucionit që i përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret për të qenë më i miri jo vetëm në vendin tonë por në tërë evropën juglindore.

 

Përkundër faktit se jemi në kohë pandemie, numri i të interesuarve është dukshëm i madh, falë cilësisë, profesorëve, si dhe ekspertëve që janë në UBT dhe janë pranë studentëve në çdo hap të rrugëtimit të tyre akademik.

 

Të rinjtë nga të gjitha trojet shqiptare, janë mahnitur me mundësinë e të studiuarit me platformën e Realitetit Virtual, me të cilën UBT është bërë institucioni i parë arsimor në botë që tërë procesin arsimor e ka vendosur në Realitetin Virtual, platformë kjo që po nxitë krijimin e gjeneratave të ardhshme të shkencëtarëve, zhvilluesve dhe sipermarrësve.

 

Arritja në Kosovë e gjeneratës së pestë së rrjeteve celulare pa tela – 5G, përmes UBT-së është një tjetër hap i rëndësishëm në hapjen e horizonteve të teknologjisë për studentët e UBT-së, të cilët do të kenë në dispozicion shfrytëzimin e teknologjive më të reja, me shpejtësi marramendëse.

 

Studentët e UBT-së mund të përfitojnë bursa studimi në universitete ndërkombëtare falë partneriteteve që UBT ka me më shumë se 400 universitete në botë, teksa në UBT mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të huaj, që kanë diplomën e shkollës së mesme.