Interesim i madh i të rinjve për të ndjekur aktivitetet e Akademisë Verore të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT

13/07/2023

Në UBT me pjesëmarrje të shumë mysafirëve nga vendi dhe rajoni, si dhe të studentëve e të interesuarve të tjerë, vazhdoi aktivitetet Akademia Verore e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.

Programi Inxhinieria e Ndërtimit dhe Infrastrukturës vazhdoi me prezantime nga industria dhe ligjërues të ndryshëm. Kompania “Forta Fi” me drejtorin Safet Dorambari prezantoi fibrat dhe përdorimet e ndryshme që aplikohen në asfalt në vende të ndryshme nga Amerika, Afrika e Jugut, Evropa dhe kjo është poashtu mundësi shumë e madhe për Kosovën.

Një eksperiencë të jashtëzakonshme nga projektimi i ndërtesave të larta u prezantua nga Inxh. Artan Sahiti, ku pati diskutime shumë të rëndësishme rreth realizimit të konstruksioneve nga betoni i armuar dhe aplikimi i Eurokodit 8 mbi sizmikën.

Profesori i UBT-së, Hazir Çadraku prezantoi mbi temën shumë të diskutueshme mbi “Të Drejtën Ujore” që vazhdon të diskutohet se si është e rregulluar me ligj kjo çështje e ndjeshme e mjedisit.

Rregullimin e qarkullimit dhe infrastrukturës së biçiklistëve e prezantoi prof. Beni Kizolli, ku pati diskutime edhe mbi inkuadrimin e këtij trafiku mbi rregullat e Qarkullimit Pan Evropian.

Menaxhimi i cilësisë sipas ISO 9001 u prezantua nga Prof. Ibush Luzha.

Përmbyllja e prezantimeve u bë nga përfaqësuesi i kompanisë “KNAUF” Durim Sadrijaj, i cili prezantoi produktet më të reja nga kjo kompani.