Interesim i madh i të rinjve për regjistrim në UBT

14/09/2020

Në qendrën e UBT-së në Prishtinë, shumë të rinj janë duke u interesuar për t’u bërë pjesë e UBT-së, për të vazhduar studimet e tyre akademike, të cilët paraprakisht po informohen lidhur me praktikat ndërkombëtare të mësimit dhe infrastrukturën që UBT ofron.

 

Të rinjtë nga mbarë trojet shqiptare po synojnë që t’i bashkohen ekipit të suksesit dhe ekspertëve të UBT-së, institucionit që i përmbushë të gjitha kushtet dhe kriteret, me një infrastrukturë moderne të pajisur me laboratorë e salla të standardeve evropiane, si dhe bibliotekën më të madhe në vend.

 

Edhe përkundër faktit se është kohë pandemie, numri i të interesuarve është i madh, kjo falë punës së palodhshme të stafit profesional e profesorëve ekspertë që studentëve u bëjnë më të lehtë rrugëtimin e tyre akademik. Në UBT mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të huaj, që kanë diplomën e shkollës së mesme.

 

UBT ka lansuar platformën e Realitetit Virtual CLASSROOM 3.0, platformë kjo që e bën UBT-në institucionin e parë në botë që tërë procesin arsimor e ka vendosur në Realitetin Virtual, duke nxitur kështu zhvillimin dhe duke mundësuar krijimin e gjeneratave të ardhshme të shkencëtarëve, zhvilluesve dhe sipërmarrësve.

 

Studentët e UBT-së mund të përfitojnë bursa studimi në universitete ndërkombëtare falë partneriteteve që UBT ka me më shumë se 400 universitete në botë.