Interesim i madh i të rinjve nga Prizreni për regjistrim në UBT

03/08/2018

Një numër i madh i studentëve të rinj po ngjallin interesim për tu regjistruar në Kampusin Inovativ të UBT-së në Prizren, të cilët paraprakisht po informohen lidhur me praktikat ndërkombëtare të mësimit dhe infrastrukturën që institucioni e ofron.

 

Këta të rinj synojnë ti bashkohen ekipit të suksesit dhe perspektivës së tyre profesionale, pasi sipas tyre, UBT i përmbushë të gjitha kushtet dhe është i pasur me infrastrukturë moderne ku posedon laboratorë, salla, bibliotekën më të madhe në vend etj.

 

Sipas zyrtarëve të Zyrës për Çështje Studentore në UBT, numri i të regjistruarve po shënon rritje nga viti në vit dhe kjo falë stafit të përgatitur profesionalisht, teksa thanë se UBT mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj, që kanë diplomën e shkollës së mesme.

 

Studentët në UBT do të marrin njohuri teorike e praktike, si dhe të përfitojnë nga marrëveshjet që ka UBT me rreth 300 universitete ndërkombëtare e institucione tjera partnere.

 

Po ashtu, falë programeve Erasmus +, studentët e UBT-së do të kenë mundësinë e të studiuarit jashtë vendit, për një semestër, një vit akademik ose deri në përfundim të studimeve të plota nëpër shtete në ndryshme të botës.