Interesim i madh i të rinjve nga Peja e rajoni i Dukagjinit për regjistrim në UBT

28/06/2018

Të rinjtë e Kosovës që kanë përfunduar provimin shtetëror të maturës, po ngjallin interesim të madh për tu regjistruar në Kampuset Inovative të UBT-së në vend, të cilët edhe po informohen lidhur me praktikat ndërkombëtare të mësimit dhe infrastrukturën që institucioni e ofron.

Në krahasim me vitet paraprake, në vitin akademik 2018/19, është dyfishuar numri i të rinjve të interesuar, që vijnë nga qyteti i Pejës dhe në përgjithësi, të rajonit të Dukagjinit.

Studentët nga ky rajon do të kenë mundësinë të vijojnë studimet në kolegjin Dukagjini, i cili tashmë është bashkuar me UBT dhe ata mund të regjistrohen në programet inovative dhe unike që ofrohen.

Institucioni është i pasur me laboratorë, salla, literaturë e pajisje të reja dhe është bërë gati për fillimin e vitit të ri akademik për programet e akredituara dhe të licencuara nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në Kosovë.

Këta të rinj synojnë ti bashkohen ekipit të suksesit dhe perspektivës së tyre profesionale, teksa programet që po tërheqin një numër të madh të interesuarve për regjistrim janë: Banka Financa dhe Kontabilitet, Shkenca Administrative me specializimet: Administrim Publik dhe Administrim Biznesi, përfshirë edhe programe të tjera.

Studentët në këto programe do të marrin njohuri teorike e praktike, si dhe të përfitojnë nga marrëveshjet që ka UBT me rreth 300 universitete ndërkombëtare e institucione tjera partnere.

Po ashtu, falë programeve Erasmus +, studentët e UBT-së do të kenë mundësinë e të studiuarit jashtë vendit, për një semestër, një vit akademik ose deri në përfundim të studimeve të plota nëpër shtete në ndryshme të botës.