Interesim i madh i kandidatëve për trajnimin “Web Design and Development”

31/03/2017

Akademia Ekzekutive për Zhvillimi Profesional e UBT-së ka filluar me trajnimin e radhës për dizajnim dhe zhvillim të ueb-it (Web Design and Development).

Interesimi I kandidateve për pjesëmarrje në këtë trajnim ka qenë i madh, sidomos i atyre që vijnë nga industria e teknologjisë informative, multimedial etj.

 

Ky trajnim përmban 30 orë mësimore dhe në fund, pjesëmarrësit do të jenë të aftë për të përgatitur një ueb faqe, duke përfshirë të  gjithë komponentët e nevojshëm brenda saj.

 

Akademia Ekzekutive për Zhvillim Profesional  e UBT-së, do të ofrojë programe te reja profesionale, për të zhvilluar mundësinë e avancimit profesional të studentëve të UBT-së dhe të interesuarve të tjerë.