Interesim i jashtëzakonshëm i maturantëve për Programin Përgatitor të Maturës, në UBT

24/05/2016

Qindra maturantë të shkollave të Kosovës, kryesisht të komunave Prishtinë e Fushë – Kosovë, janë grumbulluar në ambientet e UBT-së, të martën, për të ndjekur Programin Përgatitor të Maturës, organizuar nga Qendra e Karrierës e UBT-së.

Programi ka filluar një ditë më parë, teksa maturantët kanë dëgjuar ligjëratat përgatitore në lëndët matematikë, gjuhë shqipe dhe gjuhe angleze. 
Në po këto lëndë ata e kanë përcjellë ligjëratën edhe të martën. Në pjesën e dytë. maturantët, do të marrin njohuri përgatitore në fizikë, kimi e biologji, ndërsa Programi do të vazhdojë derisa të përfundojnë fazat e testimit, në nivel të vendit.