Interesim i jashtëzakonshëm për trajnimin në Marketing Digjital – Grupi i tretë është në formim e sipër

10/12/2018

Dhjetëra të rinj të interesuar mbi formën më të re dhe unike të marketingut, atë digjital, po marrin pjesë në trajnimin profesional për Marketing Digjital, që po ofrohet për herë të parë nga UBT.

 

Përmbajtja e këtij trajnimi po u ofron kandidatëve njohuri të detajuara mbi të gjitha format e të bërit marketing digjital, përfshirë marketingun në rrjete sociale, analizën dhe raportimin e kampanjave dhe të statistikave të ueb faqeve, rangimit të ueb faqeve në motorët e kërkimit, sponsorizimin e faqeve në Google si tekst dhe banerë, si dhe marketingun përmes email-it.

 

Trajnimi ofrohet nga eksperti për marketing digjital, i certifikuar nga Digital Marketing Institute, me seli në Irlandë, Arb Abdyli, i cili është përgjegjës edhe për marketingun digjital të UBT-së.

Ndërkohë që po zhvillon trajnimin grupi i parë, të interesuarit për grupin e tretë veçse kanë filluar regjistrimin dhe aplikimi mund të bëhet online, përmes linkut: https://professional.ubt-uni.net/digital-marketing/.