Interesim i jashtëzakonshëm për të studiuar në degën e UBT-së në Ferizaj – Aplikimi i hapur

22/09/2020

Në kuadër të procesit të regjistrimit të studentëve të rinj për vitin e ri akademik 2020/2021, UBT po i kushton vëmendje të veçantë secilit student apo aplikant që karrierën profesionale po ia besojnë institucionit më inovativ në rajon.

 

Të rinjtë po vijnë të frymëzuar dhe në numër të madh po interesohen për programet e shumta studimi tejet inovative, e qindra të tjerë po regjistrohen në degën e UBT-së në Ferizaj.

 

Në UBT, ata do të përjetojnë nivelin më të lartë të studimeve dhe do të aftësohen profesionalisht në institucionin e njohur për ekselencë dhe cilësi në vend dhe rajon, të cilët do të shndërrohen në ekspertë të fushave të shumta.

 

Studentët e UBT-së, tash e gati 20 vjet janë kuadrot më të kërkuara në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të punës, institucion në të cilin studimet janë krijuar në atë formë që të jenë sa më afër jush, përmes qendrave dhe kampuseve në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Prizren.