ICT Awards konfirmon edhe një herë se UBT është lider në fushën e ICT dhe të Inovacionit

18/05/2015

Ceremonia e dhënies së çmimeve për kontribut në fushën e teknologjisë informative, organizuar nga Albanian ICT Awards në Tiranë, dëshmoi edhe një herë faktin se UBT, është duke dominuar në çmime dhe mirënjohje në disa kategori, është lider në fushën e teknologjisë informative dhe të informacionit. 

 

Dhënia e pesë çmimeve për përfaqësuesit e UBT-së në këtë ceremoni, me një pjesëmarrje të gjerë figurash të rëndësishme nga jeta politike dhe nga jeta e shkencës, dëshmoi edhe një herë se UBT, me angazhimin e pandalshëm shumëvjeçar, ia ka dalë të vihet pa asnjë mëdyshje në krye, duke shënuar rezultate të dukshme në fushën e teknologjisë informative dhe të inovacionit.

 

Të përkujtojmë se rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi u nderua nga Albanian ICT Awards me Çmimin ICT Akademiku i Vitit, një çmim ky prestigjioz, ndërsa, në një konkurrencë shumë të madhe të të nominuarve, shkëlqyen edhe tre studentë të UBT-së, të cilët morën gjithsej katër mirënjohje, duke e ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të çmimeve të marra nga UBT në edicionin e tretë të Albanian ICT Awards.

 

Muhamed Retkoceri me një projekt në fushën e Inteligjencës Artificiale, mori diplomë si i nominuar në kategorinë “ICT Diploma e Vitit”. Ai gjithashtu u nderua me medalje për kontribute të veçanta për sektorin e ICT në Shqipëri. Ai e mori medaljen për arritjet në NASA Space Apps Challenge me çmimin “People’s Choice Award”. Me medalje për kontribut në sektorin e ICT u nderua edhe studenti i UBT-së, Altin Ukshini (Prishtina HackerSpace). Studenti tjetër i UBT-së, Arlind Hajredinaj u nderua me medalje si i nominuar për Çmimin “ICT Mobiliteti i Vitit”, me aplikacionin “AutoShkolla”.