I përfundoi studimet master në UBT, tash po kontribuon në përgatitjen e gjeneratave të reja

31/10/2019

Ish-studentja e UBT-së, Nerxhivane Përvetica, i përfundoi studimet e nivelit master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, ndërkaq aktualisht është duke punuar në SHME “Gjin Gazulli, në Prishtinë, si dhe si eksperte në projekte vendore dhe rajonale për arsim profesional.

 

Në veçanti, ajo e përmendi përvojën nga tema e diplomës, të cilën e përfundoi nën mentorimin e ligjëruesit në UBT, dr. Zhilbert Tafa.

“Ky punim është prezantuar në konferencën ndërkombëtare, “MECO 2015”, në Mal të Zi, dhe pastaj është indeksuar në databazaën me prestigjioze nga fusha e shkencave kompjuterike, “IEEE dhe Scopus”, tregoi Nerxhianja

 

Ajo tha se njohuritë që i ka marrë në UBT, sa i përket përgatitjeve dhe hulumtimeve, e kanë motivuar që të merret edhe më tej me punime shkencore.