Hulumtimi shkencor i profesorit Jajaga dhe studentit Kaçiu publikohet në Francë

17/11/2020

Profesori i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri i nivelit master prof.dr. Edmond Jajaga, në bashkëpunim me studentin e nivelit master të UBT-së, Arian Kaçiu, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “CLOUD COMPUTING 2020, The Eleventh International Conference on Cloud Computing, GRIDs, and Virtualization”, që është mbajtur në Nice të Francës.

 

Në edicionin e njëmbëdhjetë të kësaj konference, studenti Kaçiu e prezantoi online studimin e përbashkët me profesorin, Edmond Jajaga, me titull “Migration of Data and Applications in the Cloud”.

 

 

Rëndësia e kësaj konference të përvitshme është e madhe, pasi që tërheqë një audiencë të madhe globale, që ngjallin diskutime të shumta rreth informatikës e shkencave kompjuterike, duke mbledhur studiues, inxhinierë, akademikë, politikëbërës e të targetuar të tjerë.

 

Profesorët dhe studentët e UBT-së vazhdimisht bëjnë publikime shkencore në konferenca të ndryshme, duke dhënë kontribut të madh në zhvillimin e shkencës, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.