Hapet thirrja për pranim të abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare “CIRRE 2020”

12/11/2019

Kanë filluar përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare “CIRRE 2020”, me ç’rast është hapur edhe thirrja për pranimin e abstrakteve për të gjithë hulumtuesit shkencorë, të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj konference.

 

Pjesë e kësaj konference mund të jenë ligjëruesit në UBT, dhe ligjëruesit e institucioneve që i janë bashkuar UBT-së, ata të Kolegjit “Dukagjini”, Kolegjit “Arbëri” dhe të Kolegjit ESLG.

 

Për të shkëmbyer informacione me studiues të tjerë pjesëmarrës, të interesuarit, çoftë studentë apo ligjërues, duhet të kenë të paktën 1 vit akademik si kusht për të marrë pjesë në këtë konferencë.

 

Konferenca Ndërkombëtare “CIRRE”, do të mbahet më 17-18 shtator 2020, organizohet së bashku me universitete me renome ndërkombëtare, teksa mbahet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Enshede të Holandës. Konferenca do të shtrijë aktivitetin e vet në mbi 10 fusha studimi.

 

Për më shumë detaje, klikoni në: www.cirre.eu dhe http://www.cirre.eu/program/.