Hapet ekspozita “Arti gjatë pandemisë” e autorit dhe profesorit të UBT-së, Gazmend Ejupi

bool(false) 11/11/2021

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita e titulluar: “Arti gjatë pandemisë”, e autorit dhe profesorit të UBT-së, Gazmend Ejupi.

 

Kjo ekspozitë është bazuar në ngjarje të vërtetë dhe përfshin punime të artistëve të rinj, si dhe të studentëve të talentuar të Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, të cilat nën përkujdesjen e profesorit Gazmend Ejupi, që ishte edhe kurator i ekspozitës, kanë shpërfaqur një mesazh për artin në periudhën e pandemisë.

 

Ekspozita ka filluar me një instalacion të dy artistëve të rinj, dhe përfundon me një instalacion “kaos”, që përçon një mesazh të implementimit të pandemisë, që sipas autorit të ekspozitës, Gazmend Ejupi, kjo ekspozitë është kolektive, bazohet dhe inspirohet në artin gjatë pandemisë, që ka qenë një temë kryesore për galerinë.

 

Pjesëmarrësit e kësaj ekspozite, përfshirë edhe studentët u ndanë të kënaqur me atë se çfarë ekspozita ka pasqyruar dhe paraqitur, duke theksuar se përmes pikturës, instalacioneve dhe skulpturës, artistët kanë shpërfaqur ndjenjat dhe emocionet e tyre për periudhën e pandemisë.

 

Ekspozita është hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës të mërkurën dhe do të vazhdoj të jetë e hapur për një muaj.