Hapet aplikimi për trajnimin JAVA Programming

29/01/2020

Në UBT është hapur aplikimi për trajnimin JAVA Programming, trajnim që u mundëson të interesuarve përfitimin e njohurive në konceptet e avancuara të programimit.

 

Organizuar në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike, gjithë ata që ndjekin këtë trajnim do të jenë në gjendje të bëjnë analizimin dhe përzgjedhjen e editorëve dhe IDE për programim, analizimin e gjuhëve programuese, përdorimin e Graphic User Interface, si dhe mësimin e koncepteve themelore të gjuhës programuese Java.

 

Në fund të trajnimit, ndjekësit do të marrin certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

 

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, klikoni në linkun: https://www.ubt-uni.net, kurse për informata shtesë mund të shkruani në: [email protected].

 

APLIKO TANI: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/?fbclid=IëAR0TYjgnYvVIqiIYIxJLyxY4jh5FdHD4lKGhZ-0iSYATTxxZqDBUËlviT_Q