BETA

Hapet aplikimi për maturantë për pjesëmarrje në “UBT Summer of Code”

28/06/2018

UBT njofton të gjithë maturantët që tashmë është hapur aplikimi për ngjarjen madhore që e pasuron tash e disa vite verën e qindra maturantëve kosovarë, “UBT Summer of Code”.

Në këtë aktivitet, studentët do të kenë mundësi të marrin njohuri për:

  • Programim;
  • Rrjete Kompjuterike;
  • Web;
  • Siguri Kibernetike;
  • Kripto Sisteme

 

“UBT Summer of Code” është program njëjavor që organizohet nga UBT dhe që do të mbahet gjatë muajit korrik.

Aktiviteti organizohet në Qendrat e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Prizren dhe në Pejë.

 

Afati i fundit për aplikim është data 5 korrik 2018, ndërkaq ju mund të regjistroheni për pjesëmarrje në linkun: http://summerofcode.ubt-uni.net.