Hajrizi: Qytetarët nuk kanë besim tek produktet vendore

30/11/2011

 

Hajrizi: Qytetarët nuk kanë besim tek produktet vendore

 

Prishtinë, 30 nëntor 2011 – UBT, sot organizoi konferencë me temën “Mbrojtja e Konsumatorit 2012- 2014”. Punimet e konferencës në fjalë u zhvilluan në hollin e objektit të UBT në Prishtinë.

 

Në këtë konferencë u  bë publike  Korrikula  për mbrojtjen e konsumatorit  si dhe u diskutua mundësi për  integrimin  e  kësaj korrikule në programet studimore.

 

 

Besueshmëria e qytetarëve në produkte vendore është në nivel të ulët, thuhet në një hulumtim të bërë nga UBT.

 

Për shtimin e besueshmërisë, nevojitet krijimi i një trupi të besueshëm që e vlerëson kualitetin dhe shumica e qytetarëve të Kosovës, bazuar në një hulumtim të UBT –së, nuk kanë besim tek produktet vendore, tha  Presidenti  i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

 

 

 

“Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se besueshmëria e qytetarëve është e ulët për produktet kosovare. Mendohet se nuk ka siguri të mjaftueshme, nuk ka kontroll të mjaftueshme të atyre produkteve dhe nuk ka traditë të gjatë”.

 

 

 

Për të ndihmuar shtimin e besueshmërisë, Presidenti i UBT-së z. Hajrizi ka prezantuar dy iniciativa. Iniciativën për “Quality Kosova” QK, një trup vlerësues për cilësi, si dhe iniciativën për zhvillimin e Kurrikulës, për mbrojtjen e konsumatorit.

 

 

Anëtarja e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Lumnije Ajdini, prê t që Kurrikula në Institucionet Arsimore të fillojë nga viti i ardhshëm:“Mendojmë që në vitin 2012 vetëm të fillojmë ti kemi kurrikulat dhe shpresojmë se shumë shpejt të hyjnë në implementim në të gjitha institucionet arsimore”.

 

“Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve 2010-2014”, program i  hartuar nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë MTI, u prezantua  nga Izer Arifi, kryesues për mbrojtjen e konsumatorëve të Kosovës.

 

Në konferencë morën pjesë  edhe  përfaqësuese të institucioneve publike vendore  dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si dhe profesor universitarë të lëmisë së ekonomisë dhe inxhienerisë ,  dhe shprehen opinione të ndryshme lidhur më këtë temë.