Grupet e reja nisin kurset për gjuhë angleze e gjermane – Aplikimi i hapur për grupet e radhës

23/01/2019

Dhjetëra studentë kanë nisur ligjëratat në grupet e reja që po ndjekin kurset për gjuhë angleze dhe në gjuhë gjermane.

Kurset po mbahen në kuadër të Institutit të Gjuhëve të Huaja, teksa kandidatët po marrin njohuri nga profesorë të njohur.

 

Interesimi i madh për ndjekjen e këtyre kurseve po e dëshmon faktin se të rinjtë janë duke i kushtuar rëndësi të madhe formimit të tyre profesional dhe përshtatjes së përgatitjes me kërkesat e punës, kjo sepse njohja e gjuhëve është shkathtësia kryesore për punësim, prandaj edhe po e shfrytëzojnë këtë mundësi që po ofrohet nga UBT.

 

Ndonëse grupet e reja kanë filluar, megjithatë tashmë menjëherë ka nisur interesimi edhe për grupet e radhës, prandaj çdo kandidat i interesuar mund të lajmërohet në zyrën 05, në objektin e UBT-së në Prishtinë, apo mund të aplikojë online në: https://professional.ubt-uni.net/aplikimi-online/.