Global UBT Fest 2020, festivali që po bashkon online pjesëmarrës nga gjithë bota

08/07/2020

 

Qasja ndërdisiplinore, organizimi online i shumë akademive verore, forumeve, aktivitete kulturoro-artistike, hackings, ka nxitur qindra mijëra studentë dhe të rinj nga mbarë bota, të jenë pjesëmarrës të Festivalit më të madh Akademik, Global UBT Fest 2020, që këtë vit për herë të parë mbahet në Kosovë.

 

Festivali po mbahet online, teksa organizohet nga UBT, ku aktivitete do të zhvillojnë 30 akademi të të gjitha fushave të studimit.

 

Ciklin e ligjëratave e kanë filluar sot akademitë e disa fakulteteve, ku pjesëmarrësit po shfrytëzojnë rastin që online të dëgjojnë dhe marrin praktikat më të mira profesionale të këtyre fushave. Në kaudër të këtyre ligjëratave po trajtohen tema aktuale, po prezantohen të gjeturat e fundit të fushave përkatëse.

 

Integruar në kaudër të Global UBT Fest 2020, Akademia  Verore e UBT-së, tashmë është shndërruar në tradicionale, ku po mbahet për të nëntin vit me radhë. Akademitë fokusohen në disiplina shkencore ku poshkëmbejnë idetë online qindra profesorë dhe mysafirë të tjerë.