Gjimnazi UBT dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë me aktivitet shënuan 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

bool(false) 16/02/2022

Aktiviteti për shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës vazhdoi me Shkollat e Mesme në UBT, nga ku nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë përgatitën pika të ndryshme përmes të cilave shënuan ditën më të rëndësishme të shtetit të Kosovës.

 

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, nxënësit performuan pika të ndryshme që përfshinin pika recitale (ese dhe poezi), garë në matematikë (asociacion), aktivitet në fushën e artit (pikturë në pëlhurë dhe punim në stiropor me gozhda), si dhe gara në ping pong.

 

Të gjitha aktivitetet ishin me motive të atdhedashurisë e që simbolizonin Ditën e Pavarësisë së Kosovës, teksa edhe njëherë u theksua talenti që kanë nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.