Gjetja e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar

29/10/2010

                                           
     UBT organizoi konferencën ndërkombëtare në nivel botëror  me temën “SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability,”

                        
                Gjetja e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar

 “Në qoftë se  i marrim në konsideratë zhvillimet shkencore dhe teknike , kualitete e jetës do të ishte gjithnjë më i mirë. Por,  siç po shihet,  është shumë vështirë të krijohet një strukturë shoqërore që do të mundësonte zhvillimin e këtyre përparësive”, ka deklaruar presidenti i UBT, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi, duke shtuar  se në botë ka një zhvillim të madhe dhe të shpejtë të shkencës dhe teknologjisë, atë masë sa njerëzimi nuk e ka përjetuar në herët.

        Prishtinë, 27 tetor 2010 – Në vazhdën e ngjarjeve dhe konferencave me karakter ndërkombëtar, të organizuara në vazhdimësi nga UBT në Prishtinë, sot në këtë institucion të lartë arsimor ka nisur konferenca treditorë  ndërkombëtare me temën “SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability” ose “Gjeta e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar”.

Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pas hapjes solemne të punimeve të konferencës, ka thënë se njerëzimi kurrë nuk ka jetuar më mirë se sot, megjithëse në të nj kurrë nuk ka pasur diferenca më të mëdha në mes të sistemeve shkencore, shoqërore dhe teknike. “Në qoftë se i marrim në konsideratë zhvillimet shkencore dhe teknike , kualiteti i  jetës do të ishte gjithnjë më i mirë. Por,  siç po shihet,  është shumë vështirë të krijohet një strukturë shoqërore që do të mundësonte zhvillimin e këtyre përparësive”, ka deklaruar z. Hajrizi, duke shtuar se në botë ka zhvillim të madhe e të shpejtë të shkencës dhe teknologjisë në atë masë sa njerëzimi nuk e ka përjetuar në herët. “ Ne sot po kërkojmë një model që do të përfshinte të gjithë trendët  e zhvillimit, si p.sh,  jemi duke e kërkuar “të menduarit e orientuar në sistem”, për të menduar  në qasje ndaj sistemit, biznes exellenca, sistemin e integruar të menaxhmentit, menaxhimin riskut, inovacioni, zhvillimin e qëndrueshëm , stabilitetin e sistemeve  dhe përgjegjësin shoqërore”, ka deklaruar Hajrizi.

Zëvendëspresidenti i UBT-së,  Derek Shields, ka folur në pika të shkurtra  për rendësin e zhvillimeve teknologjike,  shkencore dhe shoqërore për stabilitetin ndërkombëtar.

Konferenca që mblodhi shkencëtarë, ekspert,  hulumtues dhe profesorë të kësaj fushe nga institucionet ndërkombëtare, partnere të UBT-së, si dhe ekspertë vendorë të kësaj fushe.

Peter Kopacek nga Universiteti i Vjenës e Teknologjisë,  falënderoj të gjithë pjesëmarrësit  e konferencës dhe tha se jam i nderuar  ta hapi SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability”.
 “Arsyeja pse e kemi organizuar këtë konferencë në Kosovë është se në vitin 1983 kemi krijuar komitetin teknik për stabilitetin ndërkombëtar dhe njëri ndër qëllimet është të organizoj konferenca në shtete e reja.
 Para tri vite patëm vendosë që konferencën ta organizojmë në Kosové, si shtete i ri  dhe që atëherë kemi pas të drejtë.
Për tri ditë me radhë në konferencë do prezantohen  31 punime shkencore nga  13 shtete të ndryshme. Njëri ndër qëllimet e IFAC është tu ipet rasti hulumtuesve të rinj ti prezantojë punimet shkencore”, tha z. Kpacek.

Në tre sesionin e konferencës u prezantuan një varg të arriturash nga hulumtimet shkencore të pjesëmarrësve të konferencës. Sesioni i par “Zhvillimi dhe qëndrueshmëria  në  mjedisit”,  e kryesoi  Peter Kopacek nga Austria. Në këtë sesion u paraqitën tre hulumtime. Për hulumtimin “Kontributi i UBT për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës” folën Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi nga Kosova ,  Lery  Stapleton, nga Irlanda dhe Peter  Kopacek nga Austri. F. Kaltseis nga Austri prezantoi hulumtimin “Mjete dhe metodat në zhvillimin e produktit për të redaktuar ndikimin e mjedisit”. Peter  Kopacek dhe Ilir Rexha prezantuan hulumtimin “ Menaxhimi i mbeturinave elektronike në Kosovë”.

Sesioni i dytë “Modelimi dhe stimulimi” udhëheqës i sesionit në fjalë ishte G. Feichtnger nga Austria. Një hulumtim paraqiti  Presidenti i UBT, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi, Fatos Bakalli dhe Dr. Bekim Gashi,  dhe një hulumtim  N. Chivarov, nga  Bullgaria. 

 Sesioni i tretë ”Menaxhimi në Shërbimin e Stabilitetit”, ku e kryesoi  M. Hersh nga Skocia. Në këtë sesion punimet i paraqitën O. Zavlani, M. Braneshi nga Shqipëri, me temën “Transferimin e teknologjisë dhe sistemet e automatizimit, ndërtimi në Shqipëri”.
N. Jesse nga Gjermani, foli për hulumtimin “Teknologjia dhe qendra teknologjike në Dortmund ”.Arian Celina“Orkestrim në shërbimin e inxhinierisë të programuar”.M. Temraz nga Egjipti  “Strategjitë  praktike  në industrinë e telekomit në kohë të vështira”.

Konferenca në fjalë është organizuar nga UBT në bashkëpunim me  Universiteti e Vjenës dhe Teknologjisë,  Institutin për  Pajisjet dhe Trajtimin e Robotikës (IHRT).  Kjo konferencë është kaptinë e konferencave të Federatës  Ndërkombëtare e Kontrollit Automatik (IFAC)

IFAC është  themeluar në 1956 dhe momentalisht ka 50 shtete antare, dhe antari më i ri i federatës është Kosova, që është anëtarësuar përmes UBT.

UBT,  është e nderuar, të jetë nikoqire e konferencës në fjalë, në bashkëpunimi me partneret ndërkombëtare,  për të organizuar konferencë të këtij niveli më këtë rast me  Institutin për Pajisjet dhe Trajtimin e Robotikës (IHRT), Universiteti i Vjenës e Teknologjisë.

Punimet e konferencës vazhdojnë edhe më 28 dhe 29 tetor 2010, në UBT, Prishtinë.