Gëzim Avdiu i Pixel Production mbajti ligjëratë për studentët e Dizajnit të Integruar

16/04/2019

Pronari i kompanisë së njohur vendore të produksionit, “Pixel Production”, Gëzim Avdiu, ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e vitit të tretë të Fakultetit Dizajn i Integruar.

 

“Produksioni dhe Postproduksioni dhe menaxhimi i projekteve”, ishte tema e ligjëratës, të cilën Avdiu e trajtoi, duke e ndarë përvojën e tij 20-vjeçare në fushën e produksionit, teksa solli edhe shembuj të projekteve të realizuara me kompaninë “Pixel Production”

 

Përmes kësaj ligjërate, studentët mësuan format e realizimit të projekteve prej fillimit, e deri në ekzekutim, pastaj tregoi edhe bashkëpunimet ndërmjet dizajnerëve të modës, enterierit, stilistëve, si dhe mënyrat e duhura të menaxhimit të fondeve, inkuadrimin në tregun evropian dhe botëror.

 

Studentët shprehën interesim për rolin e teknologjisë, realizimet teknike, por edhe vështirësitë me të cilat përballen profesionistët dhe kompanitë e kësaj fushe në Kosovë.