Gazetarja e “Deutsche Welle”, Vjosa Çerkini zhvilloi një diskutim të hapur me studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT

13/04/2023

Studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT patën rastin të dëgjojnë dhe të shprehin opinionet e tyre rreth shumë çështjeve me gazetaren e “Deutsche Welle”, Vjosa Çerkini.

Gazetarja Vjosa Çerkini foli rreth sigurisë së gazetarëve në Kosovë, propagandës dhe lajmeve të rreme, temave të ndryshme që ndërlidhen me gazetarinë, si dhe shpjegoi se si gazetarët mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të shoqërisë.

Në këtë ligjëratë tematike, Çerkini theksoi se gazetarët duhet të kenë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave demokratike dhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, duke u bazuar gjithnjë në rëndësinë e së vërtetës dhe objektivitetit në raportimin e ngjarjeve.