Ftohen studentët dhe stafi akademik i UBT-së që të marrin pjesë në punëtorinë “Kujdesi Paliativ Holistik”, në Shqipëri

15/01/2018

E organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në Shqipëri, përkrahur edhe nga UBT, më 31 janar, në Durrës, dhe më 1 shkurt, në Tiranë, do të nisin punimet e punëtorisë së quajtur: “Kujdesi Paliativ Holistik”, në të cilën ftohen të marrin pjesë studentët dhe stafi akademik i fakulteteve të mjekësisë në UBT.
Në këtë punëtori do të diskutohet dhe do të prezantohen përvojat profesionale, me ç’rast folësit do t’i informojnë pjesëmarrësit për temën në fjalë.

 

Në kuadër të punëtorisë, përveç folësve vendorë, do të ligjërojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Polly Masanec nga SHBA, Miklos Lukacs dhe Judith Schafer nga Hungaria, Nicoleta Mitrea nga Rumania, Giovanni Bove dhe Emiliano Giampà nga Italia, të cilët do të ligjërojnë rreth kujdesit paliativ, në veçanti mbi mënyrat e trajtimit të personave që vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën, të tilla si: kanceri, çrregullimet progresuese polmonare, neurologjike, HIV/AIDS etj.

 

Për më tepër informacione mbi pjesëmarrjen në punëtori, mund të kontaktoni koordinatorin e këtij aktiviteti, Indrit Bimi.