Ftesë- UBT organizon Ceremoninë e Diplomimit 2012

15/06/2012

UBT organizon Ceremoninë e Diplomimit 2012. Ceremonia organizohet më 29 qershor, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.


Në ceremoni do të marrin pjesë studentë e profesorë  të UBT-së,  personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues më të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë dhe familjar të të diplomuarve e mysafirë të tjerë.

 

Më  29  qershor 2012,  organizohet edhe mbrëmja – ABSOLVENTIATA  e  studenteve të UBT, në “Golden Restorant”  në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.   

 

Kjo mbrëmje  madhështore do përcillet me muzikë e valle me këngëtarin Labinot Tahiri- Labi. 

 

Për  më shumë detaje kontaktoni organizatoret në nr.  tel:  044 809 995;  044 494 954,   

 

Jeni të mirëseardhur!