Ftesë për pjesëmarrje në garën e parë të programimit në UBT

24/01/2017

UBT ju fton në garën e parë të programimit që mbahet për studentët e UBT-së.

Kjo garë ka për qëllim të bëjë identifikimin e studentëve të shkathtë dhe të interesuar në zgjidhjen e problemeve të programimit, të cilët më pas synohet të përgatiten për garën ndërkombëtare të programimit, ACM ICPC, në të cilën UBT pritet të marrë pjesë gjatë fundit të këtij viti kalendarik.

 

Nëse keni dëshirë të zgjidhni probleme të programimit dhe keni interes në këtë fushë, ju ftojmë  të merrni pjesë.

 

Kjo garë do të mbahet më 31 Janar 2017.

 

Për kohën e saktë do të njoftoheni me kohë.


Ju lutem që të konfirmoni pjesëmarrjen e juaj përmes emailit [email protected] deri më datë 26 Janar 2017 ne ora 16.00.