Ftesë për media/Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në debat me studentët e UBT-së

07/05/2014

Prishtinë, 7 maj 2014 – Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në UBT,  më 8  maj  2014, organizojnë debat me temën “Ligji për sigurimet shëndetësorë”,   për të cilën do të flasë Ministri i  Shëndetësisë  në Republikën e Kosovës, prof. dr. Ferid  Agani. 

 

Ky debat do të mbahet duke filluar nga ora 14.00, në ambientet UBT-së , në Prishtinë, dhe mund të përcillet nga të gjithë të interesuarit. 

 

Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellë ketë ngjarje.