Ftesë për media/ Diplomati dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, në debat me studentët e UBT-së

19/12/2013

Prishtinë, 19 dhjetor 2013 – Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në Kolegjin UBT, më 23 dhjetor 2013, organizojnë debat me temën “Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan”, për të cilën do të flasë Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë, poet dhe novelist i shquar, me vepra të përkthyera në shumë gjuhë të botës dhe themelues i organizatës jofitimprurëse “Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve”.

 

Ky debat do të mbahet duke filluar nga ora 11.00, në ambientet Kolegjit UBT, në Prishtinë, dhe mund të përcillet nga të gjithë të interesuarit. 

 

Në debat, përveç studentëve dhe profesorëve të UBT-së, do të marrin pjesë edhe personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe profesorë ndërkombëtarë nga fushat e diplomacisë, shkencës, etj. 

 

Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellë ketë ngjarje.