Ftesë për media

21/05/2014

Prishtinë,  21 maj-  Ditën e enjte,  datë 22  maj 2014,  ora 12:00, në Kampusin e Inovacionit UBT, afër QMI-së, në Lipjan, Kryeministri  i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi do të vizitojë laboratorët e Kampusit të Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe do të mbajë ligjëratë publike për studentët e UBT. 

 

Fokusi i kësaj vizite dhe ligjërate do të jetë “Zhvillimi Ekonomik përmes Edukimit Cilësor, Ndërrmarrësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit”. 

 

Kryeministri do të mirëpritet nga stafi drejtues i UBT dhe Roboti Humanoid NAO, zëri i fundit  i teknologjisë.

 

Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellë këtë aktivitet.

 

 

 

N. Demiri, 

Zyra e Informacionit  në  UBT, 

Phone:   +381 38 541 400,   +381 38 542 139 , 

Fax:    +381 38 542 138; Lagjja “Kalabria”, Prishtinë.