Ftesë për ligjëratë tematike nga profesori Daniel Bernard

24/11/2016
Universiteti për Biznes Teknologji (UBT), në Prishtinë, më 25 nëntor 2016 (e premte), duke filluar nga ora 13:00, do të jetë nikoqire e një ligjërate tematike, organizuar nga Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare, e cila udhëhiqet nga presidenti Tahir Shabani. 
Temë e ligjëratës është: “Një qasje gjithëpërfshirëse për mediat lokale dhe kombëtare”, që i përket fushës së gazetarisë, ndërsa do të ligjërojë profesori dhe personaliteti i njohur nga Gjeneva, z. Daniel Bernard.
Ligjërata do ta zgjasë një orë, derisa 20 deri në 30 minuta, pritet të zhvillohet debat, duke u fokusuar kryesisht në çështjet që lidhen me diplomacinë kulturore, publike, ekonomike, parlamentare, si dhe rreth lobimit për Kosovën për anëtarësim në OKB dhe në  organizata të tjera ndërkombëtare, në Gjenevë e Bruksel. (foto nga arkivi i UBT-së).