FTESË PËR APLIKIM, PROGRAMI I UBT-së “INOVACIONI PËR KOMUNITETIN”

21/04/2016

Programi i UBT-së “Inovacioni për komunitetin” është program unik i cili mbështet komunitetin, nëpërmjet ideve të reja të studentëve.


Programi është i hapur për të gjithë studentët, që kanë dedikim të veçantë për ta ndihmuar komunitetin, dhe që janë të gatshëm të sfidojnë veten në zhvillim projektesh, implementimin e tyre, si dhe në përvojën për lidership.


Me këtë, UBT-ja ka hapur rrethin e ri të aplikimeve  nën Çmimin “Marianne Graf 2016”.

Çmimi do të promovojë projektet dhe synimet që ndërlidhen me vlera të reja, me synim të interesit të qytetarëve kosovarë.

Projektet mund t’i përkasin fushave:

Zhvillimit rural;

Energjisë alternative;

Menaxhimit të mbeturinave;

Krijimit të vendeve të reja të punës, që të mos shpopullohen (depopullohen) zonat rurale;

Artizanateve;

Zhvillimit të bujqësisë;

Promovimit të turizmit;

Mbrojtjes së ambientit etj.

 

Secili projekt do të vlerësohet në bazë të këtyre kritereve:

 

Kualiteti i projektit:

Roli në zhvillimin e projekteve:

Vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e projektit:

Impakti social në projekt etj.

 

Shpërblimi financiar i projekteve.

 

Programi do të mbështetë 5 projekte, në dy drejtime:

Mbështetje profesionale gjatë zhvillimit të projektit dhe

Mbështetje financiare gjatë implementimit të projektit.

Vendi i parë – 1000 euro

Vendi i dytë – 800

Vendi i tretë – 500 euro

Vendi i katërt – 300 dhe

Vendi i pestë  – 300


Forma e aplikimit

 

Aplikimi bëhet në formë elektronike në adresën: https://docs.google.com/a/ubt-uni.net/forms/d/1lRpt4h40q_EwgO1qCYLubOjewTMHRVJoCTIwx9aSJhU/viewform, ku edhe mund ta shkarkoni aplikacionin dhe ta plotësoni, deri më 31.05. 2016. 

 

Shpallja e rezultateve

Rezultatet për projektet fituese shpallen në mesin e muajit qershor – 2016.

Për tepër informata, drejtohuni në zyrën 304!