Fotografitë e studentes Fjolla Çunaku, pjesë e ekspozitave të mëdha në Kosovë

14/03/2018

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, Fjolla Çunaku, ka marrë pjesë në një galeri të organizuar së fundmi, në të cilën lanë qenë të ekspozuara fotografitë e saj. Për të njëjtat, Çunaku ishte nderuar me mirënjohje në garën e organizuar për fotografi, “WIKI ACADEMY”, projekt ky që ka për qëllim që të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e përmbajtjeve në internet, si dhe të ndikojë në përfaqësimin sa më të mirë të Kosovës në botë.

 

Ajo tregoi se puna e saj, qysh atëherë, ishte e koncentruar në shprehjen e bukurive të natyrës kosovare, ndërsa vlerësoi se për avancim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional në këtë fushë, UBT ishte zgjedhja më e duhur.

“Zhvillim të dukshëm kam hasur në perceptimin në aspektin fotografik, këtë e vërtetojnë edhe ekspozitat në të cilat kam qenë pjesëmarrëse gjatë studimeve në UBT. Ndër to vlen të përmendet ekspozita “6×6”, e mbajtur në Prishtinë, në vitin 2016, e cila ishte ekspozitë e fotografive për promovimin e kulturës dhe traditës kosovare. Mora pjesë  edhe në ekspozitën “Escape to landscape”, që u mbajt këtë vit në Mitrovicë, dhe që për temë kishte përkufizimin e natyrës brenda një kornize”, shpjegoi ajo.

 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor është shkolla më e madhe e kësaj fushe në vend dhe rajon, shumica e studentëve të së cilës punësohen ende pa i përfunduar studimet themelore.