Forumi Alpbach jep bursa për studentët e UBT-së

01/08/2015

Dy studentë të UBT-së, Jonida Xhema dhe Edison Rama janë fitues të bursës për të qenë pjesë e Forumit Evropian të Alpbach në Austri, që do të organizohet në muajin gusht 2015.

 

Kjo është bërë e ditur sot, në një takim të rektorit të UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi me z.Shkumbin Asllani nga Alpbach Kosova.

 

Rektori Hajrizi dhe z.Asllani, me këtë rast, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis UBT-së dhe Alpbach Kosova, e cila vendos themelet e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve dhe krijon mundësi shumë të mëdha për stafin dhe studentët e UBT-së.

 

Forumi Evropian Alpbach mbledh pjesëmarrës të ndryshëm: studentë, shkencëtarë, juristë, ekonomistë, gazetarë si dhe politologë të rinj nga e gjithë Evropa. Ai është një mundësi e mirë për studentët dhe të rinjtë të cilët dëshirojnë të krijojnë kontakte ndërkombëtare në fushën e shkencës, dijes dhe karrierës profesionale. Forumi Alpbach Evropian (EFA) është një platformë ndërdisiplinore për shkencë, politikë, biznes dhe kulturë, i themeluar në vitin 1945.