Forcimi i cilësisë në arsim, shkencë dhe zhvillimin e aftësive në qendër të Kongresit të EOQ-së në UBT
23/10/2026Diskutimi u pasurua nga z. Shkëlzen Gërxhaliu, drejtor i Departamentit për Post-akreditim dhe Monitorim, i cili u ndal tek qeverisja e cilësisë në arsim dhe ndërtimi i sistemeve mësimore transparente, inovative dhe të orientuara nga teknologjia.
Gjithashtu prezantuan edhe Prof. Dr. Fatbardh Sallahu dhe Mimika Dobroshi, udhëheqëse e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, prezantoi ndikimin afatgjatë të projekteve evropiane në sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin e aftësive të reja.
Pjesë e rëndësishme e sesionit ishin edhe praktikat ndërkombëtare dhe modeli i arsimit dual. Assoc. Prof. Dr. Gordana Nikolić, eksperte e arsimit dual nga European University, elaboroi lidhjen mes universiteteve, industrisë dhe aftësive të së ardhmes.
Aspekti i digjitalizimit u trajtua nga Prof. Dr. Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, e cila foli për transformimin digjital dhe cilësinë në menaxhimin dhe arsimin e lartë. Për rëndësinë e kërkimit shkencor foli Prof. Dr. Anila Hoda, sekretare shkencore, duke u përqendruar te përsosmëria shkencore dhe bashkëpunimi në sistemet e njohurive. Ndërsa znj. Efka Heder, ish-drejtoreshë e SEECEL dhe përfaqësuese e Universitetit Mondragon, solli shembuj të arsimit të lartë të zbatuar dhe lidhjes së institucioneve me shoqërinë.
Kornizën shkencore të këtij sesioni e pasuroi Assoc. Prof. Dr. Cengiz Çesko nga UBT, i cili prezantoi punimin me titull “Quality, Productivity and Sustainable Value Creation in Food and Industry: Polyphenol Oxidase: From Biochemistry to Industrial Quality”. Në ligjëratën e tij, ai elaboroi kontrollin e PPO-së si një levë strategjike të cilësisë, duke sjellë para të pranishmëve qasjet bashkëkohore shkencore, mekanizmat, aplikimet praktike dhe integrimin e tyre me standardet e sigurisë ushqimore dhe kërkesat e tregut.
Në mbyllje të këtij blloku, Prof. Dr. Besnik Skenderi nga UBT prezantoi pikëpamjet mbi cilësinë, kompetencën dhe arsimin profesional, duke dëshmuar rolin kyç të UBT-së në ndërtimin e aftësive për punësim dhe performancë më të lartë në tregun e punës.
Ky sesion i Kongresit të EOQ-së konfirmoi angazhimin e përbashkët të institucioneve, akademisë dhe ekspertëve për të adresuar sfidat aktuale dhe për të çuar përpara standardet e cilësisë dhe inovacionit në arsim.



