Fluksi i madh i të interesuarve për regjistrim në UBT

28/09/2017

Administrata e palodhshme në UBT, po vazhdon të merret me vrullin e madh të studentëve të rinj, të cilët po regjistrohen në vitin e ri akademik.

 

Sipas zyrtarëve të Zyrës për Çështje Studentore në UBT, numri i të regjistruarve po shënon rritje nga viti në vit dhe kjo falë stafit të përgatitur profesionalisht dhe infrastrukturës moderne.

 

Në UBT mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj, që kanë diplomën e shkollës së mesme ose të një shkolle të barasvlershme me të (të nivelit 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimi të Arsimit – ISCED), që i mundëson kandidatit plotësimin e kushteve për regjistrim në universitet.

 

Një prej parimeve themelore të punës në UBT, është ofrimi i mundësive të barabarta për studime cilësore dhe ofrimi i ndihmesës dhe përkrahjes së nevojshme për të gjithë studentët.

 

 Të interesuarit për regjistrim mund të aplikojnë në kampuset e UBT-së, në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren dhe në zyrat e UBT-së, në Gjilan dhe Pejë.