Fillon punimet punëtoria “Kujdesi Paliativ Holistik”, në Shqipëri

31/01/2018

 

Ka filluar sot punimet punëtoria e quajtur “Kujdesi Paliativ Holistik”, e organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në Shqipëri, në partneritet me UBT-në.

 

Në këtë punëtori, përveç pjesëmarrësve tjerë, po marrin pjesë studentët dhe stafi akademik i fakulteteve të mjekësisë së UBT-së, teksa ata do të diskutojnë dhe do të prezantojnë përvojat profesionale.

 

Punëtoria do të zgjasë deri më 1 shkurt, në Tiranë dhe në kuadër të punëtorisë, përveç folësve vendorë, do të ligjërojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Polly Masanec nga SHBA, Miklos Lukacs dhe Judith Schafer nga Hungaria, Nicoleta Mitrea nga Rumania, Giovanni Bove dhe Emiliano Giampà nga Italia, të cilët do të ligjërojnë rreth kujdesit paliativ, në veçanti mbi mënyrat e trajtimit të personave që vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën, të tilla si: kanceri, çrregullimet progresuese polmonare, neurologjike, HIV/AIDS etj.