Fillon ANV-ja e Infermierisë

20/07/2018

Nisi punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Infermierisë në UBT, shkollë në të cilën do të ligjërojnë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të fushës përkatëse.

Hapjen e ANV-së e ka bërë drejtori i Fakulteteve Mjekësore në UBT, Fitim Alidema, si dhe ligjëruesit në UBT, Salih Krasniqi e Besnik Elashani, të cilët u treguan pjesëmarrësve se përgjatë disa ditëve do të trajtohen tema shumë në interes e që u shërbejnë atyre në profesion.

Në ditën e parë të ANV-së së Infermierisë ligjëruan profesorët Xhevat Pllana, Luljeta Gashi dhe Gazmend Spahija, të cilët trajtuan temat: “Siguria e pacientit. Djegiet: Llojet, trajtimet dhe më shumë”, “Popullatat e rrezikuara”, “Emergjencat e përbashkëta për infermierë”, me ç’rast ata ndanë edhe përvojat e tyre profesionale në këtë drejtim.

ANV-ja e këtij fakulteti do të zgjasë deri më 20 korrik, teksa në ditën e fundit të aktivitetit studentët do të ofrojnë shërbime mjekësore falas për qytetarët.