Fillon ANV-ja e Cyber Security & Privacy

20/07/2018

Nisi punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Syber Security & Privatcy, e cila është duke u mbajtur në Tiranë. Kjo akademi po mbahet falë bashkëpunimit me Autoritetin Kombëtar për Certifikim Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike AKCESK.

Hapjen e akademisë e bëri drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKCESK Vilma Tomco dhe përfaqësuesi i UBT-CERT Team Atdhe Buja.

Në ANV-në e Cyber Security & Privacy do ketë ligjërues nga gjithë bota si SHBA, Japonia, Evropa, Shqipëria, Kosova etj., të cilët do të mbajnë ligjërata para studentëve duke trajtuar temat nga fusha të ndryshme si: IT Security, Communications Systems covering Windows and Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes, Mobile Forensics.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, ligjëroi hakeri i njohur ndërkombëtar, prof. Philip Polstra nga Universiteti i Bloomsburgut, i cili trajton temën në lidhje me USB Forensics, Pen-testing.

Kjo akademi po mbahet me qëllim të trajnimit dhe përgatitjes së profesionistëve të ardhshëm në fushën e sigurisë kibernetike, trajnime këto që po mbahen nga ekspertët më të mirë të fushës.

Akademia Ndërkombëtare Verore e Cyber Security & Privacy organizohet edhe në Prishtinë, ku do të fillojnë punimet më 16-25 korrik, si dhe do të mbahet në partneritet me ICTSmedia, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike AKCESK.

Në punimet e kësaj shkolle, po ashtu do të organizohet gara për siguri kibernetike & privatësi “CERT Awards 2” në bashkëpunim me sponsorin “Redbull”, dhe bahskwrisht do tw mbajnw akvitete sociale me argwtim.
UBT-CERT ka arritur me sukses regjistrimin për herë të parë në vend në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë si në “Trusted Introducer” dhe në “FIRST”. UBT-CERT synon të bëhet pjesë e organizatës US-CERT, ENISA, EU-CERT dhe NATO.